Shkëmbim zjarri mes bandave dhe policisë në Rio de Janeiro, humbin jetën 23 persona
Të paktën 23 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro, Brazil, sipas mediave të huaja. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi mes poliicsë dhe bandave, gjatë një operacioni policor në një lagje të varfër në zonën Jacarezinho të qytetit.
Ishin më shumë se 200 oficerë që po kryenin operacionin për të luftuar krimin e organizuar. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy pasagjerë në një tren metro, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Rio de Janeiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.
6 views
37
4
4 years ago 00:00:35 6
Shkëmbim zjarri mes bandave dhe policisë në Rio de Janeiro, humbin jetën 23 persona