Portokalli ndër vite...“Portokalli“ eshte nje show televiziv humoristik i perjavshem, prodhim i Top Channel. Titulli i spektaklit - “Portokalli“ - nuk ka te beje aspak me frutin ekzotik “portokall“, por me ngjyren portokalli te semaforeve te rruges. Kjo lidhet me realitetin shqiptar, i cili shpesh duket si nje makine e ndaluar ne nje semafor te mbetur ne ngjyren portokalli, gje qe nuk e lejon as te shkoje perpara, por as te kthehet prapa. Personazhet e “Portokalli“ jane njerez te mbetur pikerisht ketu, ne kete pike kritike, me hallet e tyre te perditshme, te cilet, sic ndodh ne nje kryqezim rruge, perballin fatet me njeri-tjetrin.