Korce Mali i Moravës - Nga ku duket plot hijeshi Korca në pëllëmbë të dorës
The best place to visit in Albania and in Korca - Korce Drone 4K
Mund te shikoni dhe videot e meparshme:
Korca Sees Second Snowfall of the Season - Coming soon in Korce
Korca qyteti me i bukur ne shqiperi per festa - Krishtlindje ne Korce 2022
Liqeni i Prespës së Vogël në 4K - Cinematic Drone Prespa
Zbuloni Voskopojen, vlerat kulturore, kulinarine traditen. Voskopoje 2022
Dardhe Korce Albania - Discover Albania ’Vjeshta në Dardhë’ Korce 2022
Mos haroni te beni subscribe:
Korca si destinacione turistike nuk ka vetëm Dardhën, Voskopojën apo Boboshticën. Mali i Moravës është një tjetër destinacion që së fundmi po merr vëmendjen e duhur.
Mjaft i përshtatshëm për hiking por dhe për të shijuar panoramën e bukur të fushëgropës së Korces ku qyteti shihet në pëllëmbë të dorës.
Një veçanti e saj është dhe Kryqi i Bardhë gjigant, që shërben si udhërrëfyes për të gjithë besimtarët apo turistët që duan të ngjisin malin.
Pranë Kryqit ndodhet dhe Kisha e Shen Ilias, që dominon gjithashtu malin dhe mundëson një rrugëtim shpirtëror të rrallë falë panoramës dhe maleve të shumta që shfaqen ngado.
Përsosmëria e ngjyrave të gjalla dhe majat sfiduese e bejnë këtë mal ndër më të vizituarit në çdo stinë.
Gjithashtu nuk mund të humbisni dhe Parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës”, i cili njihet për burimet e shumta, livadhet e shkëmbinjtë me forma interesante.
Mali i Moravës ka një lartësi prej 2042 m (maja e Badaroshit), me gjatësi 30 km e gjerësi 10 km. Shtrihet midis fushës së Devollit në lindje, fushës së Korçës në perëndim, grykës së Cangonjit në veri dhe Qafës së Kazanit në jug, e cila e ndan nga Gramozi.
Lartësitë mbizotëruese janë 1000–1500 m, me disa maja më të larta si maja e Lartë (1878 m), Guri i Capit (1573 m) etj. Pjesa veriore ka dy kurrize që ndahen nga disa zgjerime, ndërsa pjesa jugore ka karakterin e një malësie, me forma të relievit akullnajor. Nga Morava burojnë disa përrenj që derdhen në Devoll dhe Osum.
#korce #albania #sualdodino
1 view
24
5
9 months ago 00:02:03 1
Korce Mali i Moravës - Nga ku duket plot hijeshi Korca në pëllëmbë të dorës
9 months ago 00:01:11 1
“Kryqi“ - Në lindje të Korçës, aty ku lartohet Mali Morava. Korce 2021