60 kg kokainë, mbetet e sekuestruar anija me qymyr që u kap në portin e Durrësit!
#reportTV #lajmeshqip #lajmeAnija e cila mëngjesin e 16 majit solli në Durrës qymyr guri brenda të cilit ishin fshehur edhe 60 kg kokainë do të mbetet e sekuestruar për llogari të SPAK. Ndërsa gjykata e Posaçme refuzoi t’i kthejë pasaportat marinarëve që po qëndrojnë brenda anijes së bllokuar, të cilët kërkuan të rikthehen në shtëpitë e tyre.